Ende nuk dihet shkaku i këtij rasti

Ende nuk dihet shkaku i këtij rasti

Tre të rinj humbën jetën dhe një fëmijë gjashtë vjeç mbeti i zhdukur të dielën mbrëma, pasi një veturë u zhyt në një kanal.

Sipas Policisë se Shtetit në Delaware, në mesin e të vdekurve ishte një shofer mashkull 18-vjeçar, i cili arriti të shpëtojë një adoleshente nga makina, përpara se të vdiste vetë duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët, tha Policia e Shtetit në Delaware.

Autoritetet thanë që kontrolli po vazhdonte në perëndim të qytetit të Shën Georges, Delaware, sipas një njoftimi për shtyp të dielën vonë.

Makina me pesë të rinj u zhyt në Kanalin Chesapeake dhe Delaware rreth orës 09:40 të së dielës, transmeton rtv21.tv.

Policia tha se fillimisht gjetën trupin e shoferit mashkull 18 vjeçar në ujë pasi ai i kishte ndihmuar një vajze 16 vjeçare.

Një deklaratë e policisë thoshte se dy pasagjerë të tjerë, djem të moshës 12 dhe 16 vjeç, u konfirmuan të vdekura më vonë pasi u gjetën brenda makinës.

Pasagjeri i fundit, një djalë 6 vjeç, mbeti i zhdukur.

Të gjithë pasagjerët ishin familjarë, ndërsa vajza adoleshente ishte një mike e tyre.

Kanali është i thellë rreth 35 metra sipas Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane.

Policia, zjarrfikësit, njësitë detare dhe një ekip zhytes morën pjesë në aksionin e shpëtimit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet sesi makina u zhyt në kanal./21Media