Pesë persona të lënduar

Pesë persona të lënduar

Pesë persona mbetën të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Rugovë-Pejë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një vetaksident ka ndodhur sot më datë 13.09.2019 rreth orës 00:30 në rrugën Rugovë-Pejë. Një veturë për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur në lumin “Lumbardh”, ka thënë Rugova për rtv21.tv.

Ai konfirmoi se pesë personat e lënduar kanë marrë tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë./21Media