Veturat me targa të Zvicrës e Gjermanisë vidhen në Kosovë

Vidhen dy vetura

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh sot ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë vjedhur dy vetura në dy qytete.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Kamenica” në Gjilan.

Ankuesi ka njoftuar se nga persona të dyshuar e të panjohur i është vjedhur nga parkingu i një diskoteke automjeti i tij i llojit BMW -730 , me targa të shtetit të Zvicrës.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Dubravë në Suharekë.

Ankuesi ka njoftuar se të dyshuar të panjohur nga oborri i shtëpisë së tij i kanë vjedhur veturën me targa Gjermane.

Sipas policisë, rastet po hetohen./21Media

Back to top button