“Vetvëndosja nuk do ta lejojë agjendën e Serbisë në Kosovë”

Aliu ka thënë se Vetëvendosja ka ndryshuar!

Antari i VV-së, Liburn Aliu ka thënë se agjendat e Serbisë në Kosovë për bosnjëzim nuk do t’i lejojnë Vetvëndosja pasi sipas tij, atë e kanë bërë VV edhe kur ka pasur edhe më pak deputetë se tani që do t’i kenë në Kuvend, shkruan rtv21.tv

Aliu tha se gjasat janë më të vogla që të këtë protesta që të ndalen ato procese pasi sipas tij, tani ka ndryshuar situata në vend sepse “PDK dhe LDK nuk janë të njëjta dhe po ashtu Vetëvendosja nuk është e njëjta pasi që është rritur me vota”.

Aliu tha se tani e kemi një PDK të dobësuar e cila e ka të vështirë që ta shtyej agjendën e negociatave me Serbinë përpara dhe po ashtu e ka shumë të vështirë ta shtyej çështjen e demarkacionit përpara./21Media

Back to top button