Vezët përmbajnë proteina që ju mbajnë të ngopur më gjatë

Vezët përmbajnë proteina që ju mbajnë të ngopur më gjatë

Vezët janë një ushqim i zakonshëm i mëngjesit dhe në fakt ky ushqim përmban shumë veti që ndikojnë pozitivisht në trupin e njeriut.

Vezët preferohen për mëngjes, sidomos për ata që mbajnë dietë, sepse vezët përmbajnë proteina.

Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë. Në një studim ata që hanin vezë në mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë dhe humbën dy herë më shumë peshë sesa ata që merrnin të njëjtën sasi kalorish nga një kifle apo diçka të ngjashme për mëngjes.

Andaj asnjëherë mos harroni që vezët janë ndër mundësitë më të mira për mëngjes të shëndetshëm.