Vëzhguesit vendor evidentuan shumë parregullësi

Kishte shit-blerje, fotografime të votave dhe votim pa dokumente

Koaliconi i Vëzhguezve Vendor ka paraqitur para mediave disa të dhëna paraprake të gjysmës së parë të ditës të votimit të përpunuara deri në orën 19:00. Kolaicioni i vëzhguesve në bazë të ankesës

Vëzhguesit vendor kanë vërejtur parregulllësi në disa Qendra të Votimit gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri, duke votuar pa dokumente, fotografime të votave, shit blerje të votave dhe kaos në disa Qendra të Votimit.

Përfaqësuesja Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Rajmonda Prifti tha se vëzhguesit e tyre mendojnë se 5 për qind kanë qenë të pa autozrizuar në Qendër të Votimit dhe 95 përqind kanë qenë të aurorizuar. Ajo tha se në 91 përqind dhomat e fshehta ishtin vendosur në pozicion të rregullt. Po ashtu 98 për qind mendojnë që dhoma e fshehtë mund të siguroi fshehtësinë e votës dhe vetëm 1.3 përqind që nuk mund të garantohet fshehtësia e votës.

 

Prifiti përmedni se ka pasur raste edhe kur janë bllokuar qendrat e votimit pasdite.

 

“Tashi duhet të themi për disa bllokime votimi që kemi pasur përapa një ore. Qendra e votimit 2141, Qendra e votimit 4286, Qendra votimit 2519, Qendra e votimit 4415, Qendra e votimit 1054. Qendra e votimit 4399/1 dhe Qendra e votimit 4399 konflikte fizike brenda ambinetit pa ftuar policinë kemi vetëm në qedren e votimit 2310. Nga raportimi i fotgrafimit të votës së konstatuar në qendrën e votim 1339… Manifestimi i subjektit zgjedhor brenda ose jasht ambientit qendrës së votimit është në qendrësm 1737, në qendrën e votimit 1714, Raportime për shitblerje të votës kemi në qendrënn e votimit 2595/7, në qendrën e votimit 2597, në qendrën evotimit 283 dhe në qendrën e votimit 283/1”, tha Prifti.

Ajo paralajmroi se pas disa orësh do të bëjnë edhe një konferencë tjetër ku do të shpaloset i gjithë raporti për tërë ditën e votimit.

Back to top button