Victoria Beckham nuk dëshiron ribashkim me Spice Girls
14 Nëntor 2017
Spice Girls janë shumë afër ribashkimit, mirëpo do të jetë e vështirë
Spice Girls janë shumë afër ribashkimit, mirëpo do të jetë e vështirë
Kjo sepse Victoria Beckham nuk dëshiron të jetë pjesë e një ribashkimi të grupit të famshëm Spice Girls.
Burime të afërta me Victorian tregojnë se ajo nuk do të jetë e përfshirë në një ribashkim të grupit të vajzave, nëse një i tillë ndodh, shkruan rtv21.tv.
Sipas një raportimi në Britaninë e Madhe, thuhet se grupi do ta publikojnë një album të ri në vitin 2018, dhe të shfaqen në një emision special në Televizion.
Është kuptuar se Victoria dhe kampi i saj nuk kanë qenë pjesë e këtyre bisedimeve, sepse ajo është e zënë duke u marrë me linjën e modës së saj./21Media