Fustani ka një kosto mbi 1 mijë dollarë

Fustani ka një kosto mbi 1 mijë dollarë

Victoria Beckham e ka lëshuar në shitje fustanin të cilin e kishte veshur në dasmën mbretërore pak kohë më parë.

Në dasmën e Meghan Markle dhe Princit Harry, në muajin maj, Beckham kishte veshur një fustan me ngjyrë të kaltër të errët nga koleksioni i saj për vitin 2019.  Në këtë dasmë ajo ishte ftuar nga Meghan Markle.

“Unë isha në një dasmë shumë speciale këto ditë dhe deshta të veshja diçka që ishte feministe dhe e përshtatshme. Ky fustan ishte zgjidhja perfekte, në të u ndjeva tepër mirë tërë ditën dhe doja ta ofroja në treg për myshterinjtë e mi këtë verë”, tha ajo.

Fustani i cili mund të porositet online në faqen e dizajneres, kushton 1 mijë e 495 dollarë. Fillimisht ka nisur të shitet në “36 Dover Street London”.

Pas dasmës, ajo zbuloi se donte ta shtynte datën kur do ta nxjerrte në shitje fustanin, e që ishte paraparë të dal në shitje deri në nëntor.

“Ky fustan është një nga më të pëlqyerit, por nuk do të dal në treg deri në nëntor, por ne u pytem  shumë  rreth tij, po shikoj nëse mund ta sjellë më herët”, tha Beckham pas dasmës.

Megjithatë fustani doli në shitje të premten./21Media