Victoria flet për kohën kur ishe këngëtare

Victoria flet për kohën kur ishe këngëtare

Victoria Beckham së fundi ka shpalosur edhe një detaj nga karriera e saj muzikore derisa ishte në grupin e njohur britanik.

“Të jesh në Spice Girls ishte tepër argëtuese, por unë asnjëherë nuk isha këngëtarja apo vallëzuesja më e mirë”, ka shpalosur sekretin për “Elle UK” këngëtarja e njohur britanike.

Ajo thotë se ka mësuar mjaft shumë gjatë asaj kohe, por njëkohësisht ka adhuruar edhe modën.

Victoria e pranon se nuk ndihet e turpëruar për fillimin e karrierës së saj, ndërkohë që ka një perspektivë në fushën e modës.

“Kur shikoj në të kaluarën time, mënyra se si vishesha dhe sillesha ishte me siguri shenjë e pasigurisë sime. Unë ndihem mjaft me vetëbesim tash. Mosha nuk më pengon”, ka thënë 42-vjeçarja.

Victoria flet edhe për bashkëshortin e saj, David Beckham, i cili e përcjellë në çdo hap.

“Ai është i mrekullueshëm. Gjatë javës së modës, kur unë punoj, fëmijët janë në New York dhe ai planifikon dërgimin e tyre në muze, pastaj të shtunën mbrëma i dërgon për darkë. Ai është shumë i mirë në këtë. Kjo është ajo që e bën partneritetin të mirë”, ka thënë ajo.

Edhe pse Victoria dhe David janë jashtëzakonisht të zënë me punët e tyre, ata bëjnë përpjekje që të gjejnë kohë edhe për veten dhe familjen e tyre.

“Ne jemi një familje e fortë. Ne jemi bërë prindër të fortë. Natyrisht se ju bëni gabime gjatë viteve dhe e dimë se martesa është e vështirë ndonjëherë. David dhe unë respektojmë atë që secili prej nesh jemi tepër të zënë, pasi të dy ne udhëheqim biznese të mëdha”, shprehet Victoria./21Media