Nëna përjeton tmerrin teksa polica mundohet t’ia kthente fëmijën në jetë

Nëna përjeton tmerrin teksa polica mundohet t’ia kthente fëmijën në jetë

Një grup oficerësh të policisë janë duke u përshëndetur si heronj pas veprimit të tyre për ta shpëtuar një foshnjë e cila po ngulfatej.

Një nënë e re vrapoi drejt policisë kur fëmija i saj 1 vjeçar u ngulfat me një biskotë.

Policët u vunë menjëherë në veprim dhe nisën ta qëllojnë shpinën e vogëlushit për t’i zhbllokuar frymëmarrjen.

Ata e vunë re menjëherë që fëmijës i kishte ndryshuar ngjyra e gojës dhe e fytyrës, ndaj nisën të bëjnë manovrën “Haimlik”.

E gjithë skena zhvillohej para syve të nënës së tmerruar, të pafuqishme dhe të paralizuar nga tmerri.

Një ambulancë arriti në kohë dhe fëmija arriti të shpëtojë.

Nëna e djalit, Amanda Zimmerman, doli më pas në një konferencë për shtyp dhe falënderoi policët dhe mjekët e Kississimee, Florida./21Media