Mjekët zbuluan se ka një infeksion

Mjekët zbuluan se ka një infeksion

Një video e frikshme tregon qindra kërpudha të rritura në veshin e një gruaje. Gruaja (emri i së cilës nuk u zbulua), u takua me mjekun e saj në provincën Dien Bien të Vietnamit, kur kishte kruarje dhe dhimbje të veshëve.

Mjeku (po ashtu anonim), përdori një endoskop për ta kontrolluar kanalin e veshit të saj. U zbuluan qindra spore të zeza, që iu përngjajnë kërpudhave, e të cilat u larguan lehtësisht. Nuk dihet gjendja e pacientes, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Doktorët thonë se infeksioni kërpudhor i gruas u shkaktua nga një infektim i baktereve ‘të këqija’.

David Bowdler, një specialist i hundës, veshit dhe fytit në spitalin London Bridge – më herët i tha MailOnline se rritja e kërpudhave në kanalin e veshit është infektim klasik i veshit.

Duke folur për rastet e tilla, ai tha se: “Është infektim i brendësisë së kanalit të veshit, i quajtur aspergillozë. Kjo mund të ndikojë në paraqitjen e zhurmave dhe thjeshtë zgjat në një mënyrë të ngatërruar”.

Këto infeksione janë të shpeshta. Shkaktojnë dëgjim të varfër (jo të mirë), skuqje apo dhimbje./21Media