Me se ngjan lumturia, shikoni dy fëmijë që takohen në rrugë

Me se ngjan lumturia, shikoni dy fëmijë që takohen në rrugë

Video-ja e shpërndarë në facebook nga babai i njërit prej fëmijëve “ngrohu” e zemrat e mijëra përdoruesve në Facebook.

Maxwell dhe Finnegan, jo më shumë se dy vjeç të buzëqeshur vrapojnë drejt njëri tjetrit për tu takuar në një nga rrugët e New York Cityt.

“Filluan të vraponin dhe menjëherë filmova me telefon”, i tregoi CNN-it babai i Maxwell, Michale Cisneros.

Djemtë , 2 vjeçarë, e njohin njëri-tjetrin prej një viti. Cisneros u shpreh se janë bashkë në çdo gjë.

“Kur janë larg, e kërkojnë gjithmonë njëri-tjetrin”, tha ai.

Videon e vogëlushëve mijëra njerëz e kanë shpërndarë nëpër rrjetet e tyre sociale, raporton oranews.