Video që ju falë shumë emocione: Pas 21 vjetësh pret vëllain në shtëpinë e tij

Një video që prek zemrat e të gjithë atyre që kanë familjarët në mërgim

Dje në familjen e mërgimtarit, Besim Bushi të qeshurat dhe lotët ishin pjesë e ditës, ndër më të rëndësishmet të jetës së tij. Pas 21 vjetësh ai ishte nikoqir i vëllait Ibrahimit, i cili i shkoi për vizitë në Suedi.

Besimi për rtv21.tv tha se asnjëherë më parë nuk ka qenë më i lumtur se tani.

Vëllai im ka ardhur sefte në Suedi edhe ju nuk mundeni me ditë çfarë kënaqësie e shpirtit është, shpirti i mërgimtarit është plot dhimbje”, tha Besimi.

Këtë moment të veçantë, familja u përkujdes ta ruajë si kujtim.

Një video që falë shumë emocione tek të gjithë, sidomos ata që kanë familjet jashtë vendit dhe e kanë të pamundur t’i vizitojnë në mungesë të vizave./21Media

 

Back to top button