Pakujdesia mund të kthehet në një tragjedi

Pakujdesia mund të kthehet në një tragjedi

Kamerat e sigurisë së një ndërtese shumëkatëshe në kryeqytetin Medelin të Kolumbisë kanë filmuar momentin kur nëna e re lëshon dorën e fëmijës sapo del nga ashensori, ndërkohë që vazhdonte telefonatën.

Në një moment e vogla shkëputet dhe i afrohet të shkallëve, të cilat nuk kanë mbrojtje.

Instikti i nënës bën që gruaja e re të reagonte menjëherë dhe të kapte fëmijën në ajër pikërisht nga këmbët, duke ndaluar që ajo të binte.

Më pas në ndihmë të saj shkuan dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në atë moment, raporton oranews.