Shumë emocion!

Shumë emocion!

“Gol duam gol” mban titullin kënga e Florent Abrashit dhe Jehona Lumit, këngë e cila u dedikohet “Dardanëve”. Ky projekt i dyshes u publikua më 18 mars të këtij viti, ndërkohë që dje u publikua edhe një video e shkurtër e këngës.

 

Kosova në ndeshjen me Bullgarinë arriti që të fitojë me rezultat 3:2. Pas kësaj fitoreje Kosova është në vendin e tretë në grup me 5 pikë pas 3 ndeshjeve. Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani ishin golashënuesit e kësaj ndeshje. Kjo është ndeshja e 14-të rresht pa humbje e Kosovës, që është kombëtarja më në formë momentalisht./21Media