Vjedhja është kryer atëherë kur të gjithë kanë qenë në gjumë

Vjedhja është kryer atëherë kur të gjithë kanë qenë në gjumë

Disa prej prindërve që janë në kujdesje të fëmijëve të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë viktima të një vjedhje. Atyre u janë vjedhur telefonat gjatë natës.

Kallxo.com mëson se vjedhja është kryer atëherë kur të gjithë kanë qenë në gjumë, ndërsa Qendra Klinike Universitare e Kosovës thotë se janë lajmëruar organet kompetente.

“Zyra për informim, ju njofton se kompania e sigurimit fizik dhe klinikat përkatëse kanë njoftuar oganet kompetente, policinë e Kosovës, të cilët po hulumtojnë rastet. Në të njëjten kohë kemi kërkuar nga kompania e sigurimit fizik të rrisë masat e sigurisë në klinika e QKUK-së”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

QKUK thotë se është në dijeni se kanë filluar hetimet dhe shpreson e inkurajon organet kompetente të hulumtojnë këto raste që paraqesin shqetësim për Klinikat e QKUK-së, për stafin mjekësor, por edhe pacientët që marrin shërbime mjekësore

.Nga ana tjetër drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë Drita Telaku Qosaj tha se kjo ka ndodhur edhe më herët dhe se ky është një shqetësim i madh si për stafin ashtu edhe për pacientët.

“Shpresojmë të zbardhet rasti”, tha ajo./kallxo.com