Sipas Vieri, , Milani ishte skandal

Sipas Vieri, , Milani ishte skandal

Legjenda e futbollit, Christian Vieri, ka folur në lidhje me derbin e fituar nga Interi me rezultatin 2-0. Ai dha mendimin e tij nga emisioni “Tiki Taka”.

“Nuk kishte ndeshje. Pamë një Inter fantastik, por është normale, pasi patën një ndeshje të keqe në Champions. Kuptohej se do të vinte me agresivitet dhe dëshirë. Milani nuk bëri asgjë, vetëm në rastin e Susos, nëse nuk do të ishte Donnarumma, Interi mund të kishte fituar 6 me zero”, tha Vieri.

Ish- sulmuesi italian u ndal dhe te paraqitja e Lukakut.

Sipas tij, Conte kishte të drejtë që e donte me të gjitha kostot.

“Një gol fantastik, i bukur… Njerëzit janë të çmendur, pas ndeshjes me Slavian donin t’i largonin të gjithë, pas 3 ditësh janë më të fortë”, tha tutje Vieri./21Media