Angelika Viets thotë se janë të interesuar për një qeveri stabile

Angelika Viets thotë se janë të interesuar për një qeveri stabile

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se rënia e PDK-së në zgjedhjet e qershorit ka qenë e pritur, përderisa parashihej që “Vetëvendosje” do të ketë rritje në vota.

Megjithatë, sipas saj, ka qenë e qartë që rezultati zgjedhor nuk do të mundësojë deri në atë masë që një parti e vetme, apo një koalicion do të ishte në gjendje ta krijonte një shumicë stabile në Parlament. Ambasadorja gjermane thotë se janë të interesuar që në Kosovë të formohet një Qeveri stabile, por, siç thotë ajo, se si do të zhvillohen gjërat më tuteje mbetet të shihet.

“Të gjitha këto janë sfida shumë të mëdha të cilat një qeveri mund t’i çoj përpara vetëm me vullnet shumë të fortë. Nëse kjo qeveri e ka këtë vullnet me 61 vota, atëherë gjithçka është në rregull, mirëpo rreziku është që të mos jetë kështu”, u shpreh për “Zërin” ambasadorja gjermane Viets.