Vihet gurthemeli i pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

Në gusht të vitit të kaluar Kosova dhe Maqedonia ishin pajtuar për hapjen e kësaj pike

Sot nga ora 14:00 do të mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të pikës së përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, në Bellanoc – Stançiq.

Hapja e ceremonisë do të bëhet nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shefi i Zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai i  Maqedonisë, Bujar Osmani.

Për hapjen e kësaj pike kufitare Kosova dhe Maqedonia ishin pajtuar në gusht të vitit të kaluar.

Back to top button