Të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit

Të pranishëm ishin edhe krerët e shtetit

Para një viti është premtuar se do të ndërtohet Kulla Muze në  fshatin Lubizhdë të Hasit, me rastin e 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Kurse, sot me anë të një postimi në Facebook, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur se është hedhur gurthemeli i kësaj Kulle.

Në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, në fshatin Lubizhdë e Hasit, me rastin e 20 vjetorit të rënies së 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Kjo ndërtesë do të shërbejë për ekspozimin e shumë artefakteve të cilat dëshmojnë vuajtjet, sakrificën por edhe lavdinë e banorëve të trevës së Hasit në qëndresën për liri e pavarësi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe presidenti, Hashim Thaçi kryeminsitri  Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Kjo kullë do të jetësohet sipas Gashit me financimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit. /21Media