Haradinaj: Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë

Haradinaj: Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Kyreministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar për këtë vendim duke u shprehur optimist se do të jetë një rifillim i mbarë.

“Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 14. November 2019

Zgjedhjen e Beyer e ka uruar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Peter Beyer për zgjedhjen si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës. “Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.”, thuhet ndër tjerash në telegramin e urimit të Mustafës.

​Ndërsa, Enver Hoxhaj nga PDK duke e cilësuar si mik Beyer  e ka quajtur si lajm fantastik zgjedhjen e Beyer dhe e ka uruar atë.

Lajm fantastik nga Berlini! Komiteti për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të…

Gepostet von Enver Hoxhaj am Donnerstag, 14. November 2019

Në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës, Beyer ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri vetëm 6 vota./21Media