Vijon bojkoti i studentëve, ndërhyn policia private

Studentët ende të ngujuar

Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes (10 janar 2019), në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Në mesnatë, policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me tensione në Fakultetin e Juridikut mes policëve privatë dhe studentëve. Këta të fundit kërkojnë të vijohet me bojkotin e procesit mësimor./oranews

Back to top button