Dëshmitarët  thanë se banori i cili vdiq u qëllua me armë

Dëshmitarët  thanë se banori i cili vdiq u qëllua me armë

Një person është vrarë në kryeqytetin egjiptian Kajro nga përleshjet mes policisë dhe disa të dyshuarve në një ishull në lumin Nil.

Policia u has në rezistencë kur shkuan për të rrënuar disa ndërtesa që dyshohet se ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme, shkruan BBC.

Policia thotë se është  kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, por dëshmitarët  thanë se banori i cili vdiq u qëllua me armë.

19  persona të rrethinës dhe më shumë se 30 oficerë policie u plagosën ndërsa operacioni u ndërpre.