Viktimat e dhunës seksuale nga janari 2018, në kuadër të pagesave të rregullta

Viktimat e dhunës seksuale nga janari 2018 do të përfshihen në Buxhetin e Kosovës

Ministria e Financave njofton se kategoria e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë nga janari i vitit 2018 do të përfshihen në kuadër të Buxhetit të rregullt. “Përmes  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pagesat për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë të pranohen në baza të rregullta, me qëllim që kjo kategori e çmuar dhe e ndjeshme e shoqërisë tonë të trajtohet me dinjitet dhe respektin më të lartë.”, thuhet në komunikatën e  Ministrisë së Financave.

Gjithashtu në komunikatë theksohet se ministri Bedri Hamza në javën e parë të marrjes së mandati ka bërë ndarjen e mjeteve rezerva të Qeverisë për këtë kategori./21Media

Back to top button