Votoi çifti Veseli

Votoi çifti Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe bashkëshortja e tij Violeta, votuan së bashku në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Procesi i votimit të tyre u përcoll edhe me shaka.

Teksa të dy vendosnin në kabinat e improvizuara të votimit, Violeta e pyetë se cilën parti ta rrumbullakosi. Kryetari fillon të qeshë dhe i thotë se e ka të ndaluar t’i tregojë, shkruan rtv21.tv

Pasi Violeta përfundoi votimin, i la hapësirë bashkëshortit të saj ta hedh votën në kuti, por ky i fundit i tha “grua pritëm, pritëm tash. Hajde këtu”.

Ndërsa Violeta në shaka i thotë se po ikë.

Kryetari sërish e ftoi t’i qëndroj afër gjatë hedhjes së votës në kuti.

Violeta sërish e ngacmon bashkëshortin.

A e din sa numra i rrumbullakësove”, i tha ajo kreut të PDK-së.

Për njerëz të mirë të Kosovës dhe Kosovën tonë të shenjtë”, ishte mesazhi i  Veseli teksa hodhi votën.

Pas votimit, kreu i PDK-së dha një deklaratë të shkurtër për media.

Ai uroi qytetarët për zgjedhjet dhe kërkoi nga ata t’i japin perspektivë vetes dhe vendit./21Media