Virusi kinez merr jetën e 26 personave

Më se 850 të infektuar

Në Kinë vazhdon të ritet numri i viktimave nga koronavirusi. Aktualisht janë 26 viktima ndërkaq numri i të infektuarve është mbi 850 persona kryesisht në krahinën Hubei.  Ndërkohë numri i qyteteve të bllokuara me qëllim të pengimit të zgjerimit të epidemisë ka shkuar në 14 me afro 41 milion banorë.

Këto masa ndërlidhen edhe me festimin e Vitit të Ri kinez. Me qëllim të trajtimit sa më të mirë të të infektuarve nga ky virus autoritetet kineze kanë vendosë të ndërtojnë me urgjencë edhe një spital me 1 mijë shtretër në Vuhan, ku edhe filloi kjo epidemi.

Burimet kineze kane njoftuar se sëmurja është regjistruar edhe në Pekin dhe Shangai ku janë mbyllur për vizitorë Muri i Madh dhe Diznilendi, ndërkohë që virusi është evidentuar edhe në Hon Kong, Makkao, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Vietnam, SHBA, Kore e Jugut dhe Japoni. Mundësia e pranisë së koronavirusit është aktualizuar edhe në Britaninë e madhe ku 14 persona janë testuar për të parë nëse janë prekur nga virusi. Në ndërkohë po sot ekspertët e Komisionit ndërkombëtar për situate emergjente të Organizatës Botërore Shëndetësore kanë rekomanduar të gjitha vendeve të përgatitën për përhapjen e mëtutjeshme të koronavirusit duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme .

Në njoftimin e këtij komisioni thuhet po ashtu se përhapja e virusit mund të ndodhë në çdo vend të botës dhe se të gjitha vendet duhet të jenë të gatshme për pengimin e përhapjes së virusit me përcjelljen aktive të situatës ,zbulimin e hershëm të infektimit, izolimin dhe kontrollimin e rasteve, përcjelljen e kontaktive dhe pengimin e përhapjes së mëtutjeshme si dhe njoftimin e Organizatës me të gjitha të dhënat për gjendjen me këtë virus./21Media

Back to top button