Visar Imeri uron nxënsit për fillimin e vitit të ri shkollor

Visar Imeri uron nxënsit për fillimin e vitit të ri shkollor

Nënkryetari i PSD-së, Visar Imeri po ashtu i ka shoqëruar dy djemtë e tij për në shkollën fillore “Ismajl Qemajli” në Prishtinë.

Imeri në llogarinë e tij në Facebook iu uroi të gjithë nxënësve mësim të mbarë. “ Liri sot filloi në klasën e parë. Deti sapo hyri në klasën e katërt. Mësim e shoqërim të mbarë! Urime të gjithë nxënësve që sot fillojnë shkollën. Përmes arsimit edukohemi për shoqërinë e barazinë, për atë që duhet ta bëjmë sot, në mënyrë që të ardhmen ta kemi më të mirë”, shkroi ai.

Këtë vit në Komunën e Prishtinës vijojnë mësimet 48000 nxënës në 73 institucione arsimore të Prishtinës, bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në vizitën që i bëri sot shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Këtë vit shkollor kemi 3500 nxënës që fillojnë klasën e parë”, shtoi Ahmeti.

Kreu i AAK-së, Behgjet Pacolli sipas deklarimeve është biznesmeni më i pasur në Kosovë, mirëpo ka vendosur që fëmijët e tij t’i vijojnë mësimet në shkollë publike.

Ndryshe nga Pacolli, kryeminstri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot ka dërguar djalin e tij, Gjinin në një gjimnaz privat në Prizren. Pacolli sipas deklarimeve është biznesmeni më i pasur në Kosovë, mirëpo ka vendosur që fëmijët e tij t’i vijojnë mësimet në shkollë publike./21Media