Në këtë garë morën pjesë 1500 atletë

Në këtë garë morën pjesë 1500 atletë

Visar Shala ka fituar medalje, në Kampionatin Evropian të Brazilit në Jiu Jitsu No Gi, që u mbajt në Romë.

Më datë 19 dhe 20, tetor, u zhvillua Kampionati Evropian i Brazilit në Jiu Jitsu No Gi, i cili u organizua nga Federata Ndërkombëtare e IBJJF-së.

Aty morën pjesë shumë atletë nga mbarë bota, ndër të cilët edhe Paolo Myao. Pjesë e këtij kampionati ishte edhe shqiptari nga Kosova që banon në Itali, Visar Shala.

Gara u zhvillua e ndarë në dy ditë, me pjesëmarrjen e mbi 1500 atletëve, e cila u zhvillua me eliminime direkte, kjo bënë që pjesëmarrësit të jenë të koncentruar në maksimum, sepse gabimi më i vogël kushton me eliminimin direkt nga kampionati kontinental më prestigjioz.

Shala i cilin prezantoi Akademinë Rilion Gracie Italia, në këtë kampionat arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë “middle” Master klasi i parë.

Visar Shala që vazhdimisht viziton Kosovën, ëndërron që një ditë të prezantojë Kosovën në evenimente të këtyre përmasave.