Visari së shpejti edhe aktor?

Visari së shpejti edhe aktor?

Karrierën e tij e filloi si model dhe për një periudhë të shkurtër emri i tij u bë i njohur në vend dhe më gjerë. Me gjasë e kuptuat se fjala është për modelin e njohur kosovar, Visar Kalludrën.

Përveç këtyre, Visari mori famë më të madhe edhe nga pjesëmarrja në ‘’Unë jam top model 1’’, nga ‘’Big Brother Albania 7’’ si dhe së fundmi sigurisht nga puna e tij si moderator në RTV21.

Por, Visari kësaj radhe vetën e tij e ka sprovuar edhe në fushën e aktrimit. E në këtë sifdë atë e ka shoqëruar edhe e dashura e tij, Genta Azemi, shkruan rtv21.tv

Kështu të paktën ka bërë të ditur vetë Visari, i cili në Instagram ka publikuar një video të shkurtër të realizuar në Stamboll. Në rolet kryesore janë vetë çifti, kurse emri i serialit është “Dashuri e pamundur”.

Siç shihet në këtë video, duket se Visari e Genta janë improvizuar nga serili turk “Jetë e hidhur”, ku edhe në prapavijë dëgjohet njëra prej këngëve të serialit, derisa për montazhën e videos është përkujdesur montazheri Alban Kaqiu./21Media