Çifti duket mjaft i lumtur

Çifti duket mjaft i lumtur

Njëri ndër moderatorët më simpatik të televizioneve kosovare është Visar Kalludra. Me udhëhqjen e emisioneve qe sa vite, Visari ka mbledhur pas vetes fansa të shumtë nga mbarë Kosova dhe më gjerë.

Visari, përveç që është mjaft aktiv në punë, i tillë po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë, shkruan rtv21.tv

Sot, moderatori i njohur i RTV21 ka publikuar dy imazhe të bukura në rrjete sociale, ku shihet me të dashurën e tij, Gentën.

Te veshur elegant dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, Genta dhe Visari duken për mrekulli në imazhet që Visari ka publikuar në instagram për 64 mijë e 200 ndjekësit e tij

 

View this post on Instagram

 

How it is possible to fall in love with the same person again and again? 😂😍

A post shared by Visar Kalludra (@visarkalludra) on

Ndryshe, Visar Kalludra karrierën e ka filluar si model, me ç’rast ka marrë pjesë në ‘’Unë jam top model 1’’, pastaj në spektaklin ‘’Big Brother Albania 7’’. Ndërsa, aktualisht është bashkë-autor dhe moderator i emisionit “1 Kafe prej Shpisë”, i cili transmetohet çdo të diel në RTV21./21Media