Kompanisë nga veriu i ndërpritet kontrata për mirëmbajtje të rrugëve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ia ka ndërprerë kontratën për mirëmbajtje të rrugëve kompanisë ”RAD. D.O.O”, , e cili është në listën e zezë të thesarit të SHBA-së.
Nga MMPHI-ja bëhet e ditur se  kjo kompani nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.
Lidhur me këtë vendim zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka publikuar edhe dokumentin e amandamentimit të kontratës.
”Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka shkruar Durmishi.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq, si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button