Vishuni mirë këto ditë, temperaturat deri në -6 °C

Temperaturat do të rriten në mesditë duke u luhatur -4°C deri ne 14°C

Ditët e fundit të 2019 do të jenë kryesisht me kthjellime por temperaturat do të ulen ndjeshëm. Prandaj, përgatituni mirë dhe mos dilni pa vendosur shall, kapuç apo doreza.

Sipas meteoalb, orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta ne territorin shqiptar. Ndërsa, në orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të shtohen ne skajin verior dhe jugor, por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke u luhatur -4°C deri ne 14°C.

Edhe të premten, 26 dhjetor, Shqipëria do të vijojë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme të motit, ku kthjellimet do të mbizotërojnë territorin, përjashtim bëjnë zonat malore ku vranësirat janë të shpeshta. Pritet që edhe orët e natës të mbeten kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesdite, duke u luhatur -5°C deri ne 12°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ball.

Të shtunën, më 28 dhjetor territori shqiptar gjatë paradites do të mbetet në kushte të qëndrueshëm. Por, orët e pasdites dhe në mbrëmje do të shtohen vranësirat, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore, duke sjellë reshje të pakta dëbore në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur në -6°C deri në 11°C.

Era do të jetë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në det dallgëzi./oranews

Back to top button