Vitamina E është një nga antioksidantët më efektivë për rininë e lëkurës sonë

Vitamina E është një nga antioksidantët më efektivë për rininë e lëkurës sonë

Ajo ka veti te pengojë radikalet e lira dhe në këtë mënyrë të bllokojë shkaqet e stresit oksidativ të qelizave.

Marrja e vitaminës E shpesh lidhet me atë të vitaminës A dhe C dhe integratoreve të acideve yndyrore te polisaturuara siç jane omega 3 dhe omega 6, që janë në gjendje të rigjenerojne vitaminën E, në veëanti tokopherolin që pasi kryen funksionin e saj mund të oksidohet.

Tokopherol-in , ose më mirë alfa-tocopherol-in e gjejmë edhe në shumë integratore për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit, sepse ato mund të thithin rrezet UV, dhe madje dhe ne kremerat e diellit për të mbrojtur dhe hidratuar lëkurën si dhe luftuar shfaqjen e rrudhave nga ekspozimi diellor, e ashtuquajtura photoaging apo fotoplakje, por edhe nga eritemat dhe skuqjet e tepërta.