Dashuria mbi të gjitha!

Dashuria mbi të gjitha!

Jeta private e artistëve është pjesë e pandashme e mediave rozë. Sado që ata nuk duan të flasin për të e ta ruajnë me fanatizëm, një gjë e tillë është thuajse e pamundur.

Viti 2019 lirisht mund të cilësohet si një vit i bukur, e madje edhe te ata që humbën e që fituan në dashuri!

E në këtë rast, Dua Lipa ishte qershia mbi tortë. Njëra ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare, në muajin qershor të vitit 2019 i dha fund lidhjes disa vjeçare me Isaac Carew. Dua dhe Isaac kanë filluar lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2015 dhe kanë qenë bashkë për dy vjet. Ata u ndanë në shkurt të vitit 2017, për t’u bashkuar sërish në vitin 2018. Dhe lidhja iu zgjati deri në gjysmën e parë të vitit 2019.

Vetëm disa javë pas ndarjes, artistja e njohur e skenës filloi lidhjen me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid. Ani pse ai është tri vjet më i ri se Dua, duket se po kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ka kohë që në mediat rozë qarkullonte lajmi se artistët e njohur të skenës, Young Zerka dhe Ronela Hajati janë në lidhje dashurie, megjithatë ata nuk e komentuan këtë pjesë. Deri në muajin nëntor, kur artisti i njohur u dorëzua dhe pranoi publikisht se ai është në lidhje me këngëtaren Ronela Hajati. “E përmenda shpirtin tim binjak. Patjetër. Të dy kemi çelësat e njëri-tjetrit. Key Menagement with the Key Heart. Jemi bashkë, punojmë bashkë, qeshim bashkë, jemi te i njejti çelës bashkë, Key Menagement”, deklaroi ai.

Në po këtë muaj u mësua edhe romanca mes Genta Ismajlit dhe biznesmenit turk, Hysein Usta.

35-vjeçarja u kap mat me të dashurin e ri turk duke shkëmbyer puthje dhe lidhja e tyre po përforcohet. Artistja publikoi fotografi të shumta me të, e së fundi edhe i bëri një dedikim të veçantë. “Çdo histori e dashurisë është e bukur, por e jona është e preferuara ime”, shkroi ajo në Instagram.

Të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin janë edhe Sin Boy e Rina Balaj, të cilët vetëm javë më parë konfirmuan romancën mes tyre. Në një emision folën edhe për planet për martesë, duket se lidhja e tyre dita-ditës po bëhet më serioze.

Edhe pse në muajin gusht qarkulluan fotografitë nga ceremonia e fejesës së reperit nga Tetova, S4mm me bukuroshen Filis, reperi ditë më parë pranoi publikisht se u fejua. “Po, jam fejuar, janë të vërteta ato që keni parë, jam i lumtur. Jam fejuar në 6 gusht. Fejesën e bëmë familjarisht”, u shpreh ai. Ndërsa i pyetur rreth planeve për dasmë, reperi tha se ende janë të rinj.

Ditë më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka befasuar ndjekësit e saj me një fotografi të publikuar me Genc Halimin apo i njohur si DJ Geek dhe me mbishkrimin e fotografisë.

Pas kësaj fotografie lindën dyshimet për një romancë mes tyre, këto dyshime u rritën më shumë edhe me komentet e dyshes duke e shprehur dashurinë për njëri-tjetrin në njëren prej fotografive të fundit të Dafinës.

Megjithëse artistja nuk e komentoi këtë gjë. Mbetet të shihet se si qëndron e vërteta./21Media