Viti i Ri në Shkup

Shumë qytetarë këtë Vit të Ri vendosën që ta kalojnë në Qendër të Shkupit

Qytetarët që kishin dalë për ta pritur Vitin e Ri, shumica uruan që së pari të kenë shëndet, ndërsa disa prej tyre shpresonin edhe për një hap më tutje të vendit drejt Bashkimit Evropjan.

“Mendoj që Maqedonia të hyjë në Bashkimin Evropjan, nese jo të mund të hyjmë në NATO, pres që rrogat të jenë më të larta. Maqedonia është një vend i mrekullueshëm mendoj se për qytetarët duhet të shkojë përpara dhe shpresojmë të bëhet më mirë”, tha një qytetar.

“Pikë së pari familja është me më rëndësi pres që të kemi një vit me fat për familjen gjithashtu për të gjithë qytetarët e Maqedonisë si dhe për shoqërinë time” , tha një qytetar.
Në mesnatë u lëshuan fishekzjarret.

Programi i Vitit të Ri filloi nga ora 20:00 duke përfunduar në ora 1 pas mesnate.

E gjithë mbrëmja e Vitit të Ri në qytetin e Shkupit ka kaluar qetë dhe pa incidente./TV21

Back to top button