Përveç binjakëve lindën edhe 4 foshnja të tjera

Përveç binjakëve lindën edhe 4 foshnja të tjera

Anastasia dhe Gabriel janë binjakët e parë të vitit 2020 në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri. Binjakët pas 6 viteve janë fëmijët e parë që po i priste aq gjatë familja. Ata u lindën 1 javë para kohe për të gëzuar familjen pikërisht në natën e Vitit të Ri.

Edhe nëna Snezhana sikur është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas mesnate, përveç binjakëve lindën edhe 4 foshnja të tjera.

Edhe në Gjinekologjinë e Çairit foshnja e parë është vajzë, lindi në 00.03, në Familjen Aliu.

E ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska tha se pasi që foshnja e parë është femër dhe se viti 2020 do të jetë vit pozitiv dhe me energji femërore.

I pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov uroi prindërit e fëmijëve me shpresë që këto foshnje të sjellin lumturi të dyfishtë.

Ndërsa zv/ministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani tha se Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po punon për të përmirësuar kushtet nëpër maternitetet në vend.

Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri për herë të parë në ndërrimin e motmoteve lindin binjakë, tha drejtoresha e kësaj klinike Viktorija Jovanovska, raporton TV21./21Media