"Shpresojmë që viti 2019 të jetë më i suksesshëm"

Loading...

“Shpresojmë që viti 2019 të jetë më i suksesshëm”

Basketbolli kosovar këtë vit, pati disa suksese mjaftë të mëdha në grupmoshat e reja, mirëpo jo edhe në përfaqësuesen A të Kosovës, e cila nuk arriti ndonjë sukses aq të madh.

Krahas aktiviteteve në nivel të garave, ku janë zhvilluar ligat e të gjitha kategorive, prej atyre U-12 e deri te seniorët, në të dyja konkurrencat, Federata e Basketbollit të Kosovës sivjet ka pasur sfida nga më të ndryshmet, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Janë organizuar kampe të të rinjve në koordinim me FIBA-n, pastaj seminare për trajnerë, gjyqtarë, vëzhgues, po ashtu në bashkëpunim me FIBA-n, ndërsa ka pasur vizita të ndërsjella, si të zyrtarëve të lartë të FIBA-s në Kosovë, ashtu edhe të atyre të FBK-së në FIBA, dhe të gjitha këto për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në mënyrë që të arrijmë deri te zhvillimi i kuadrove të basketbollit kosovar në të gjitha lëmit.

Në vitin 2018, Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur një tjetër sukses historik, në nivel të Përfaqësueseve, pasi që Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve është shpallur kampione në Divizionin C dhe kështu që nga viti 2019 do të garoj një nivel më të lartë, pra në Divizionin B.

Tjetër sukses për FBK-në ka qenë organizimi i FIBA U18, Kampionatit Evropian U18, Divizioni C në Prishtinë, që nga FIBA dhe të gjithë pjesëmarrësit është vlerësuar si një organizim i suksesshëm dhe për t’u lavdëruar në çdo aspekt.

Mirëpo shikuar në përgjithësi ky vit mund të themi se ishte një vit i suksesshëm i basketbollit kosovar, pasi arritjeve të sukseseve të mëdha me gjeneratat e reja.

Pikërisht të njëjtë gjë e tha edhe i pari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i cili e cilësoi këtë vit si një ndër vitet më të suksesshëm të kësaj Federate. “Po mu bënë tetë muaj që jam aty, dhe them se ka qenë një vit i suksesshëm për ne, në kuptim zhvillimore kemi shënuar rritje pothuajse në të gjitha nivelet edhe kuantative dhe kualitative, dhe them se është vetëm trasim i një rruge më të gjatë që duhet të ndiqet nga unë edhe nga stafi i Federatës. Kemi bërë disa hapa të mirë për zhvillimin e sportit tonë për vitin e ardhshëm dhe për vitet tjera të cilat na presin andaj, them se me gjitha mangësitë të cilat i ka pasur me të gjitha sfidat të cilat jemi përball gjatë këtij viti, megjithatë e konsideroj se kemi pasur një vit të suksesshëm përfundimisht”, pohoi i pari i FKB-së.

Sa i përket objektiva të këtij viti, Fetahu u shpreh se disa prej tyre janë arritur, ndërkohë që edhe vitin e ardhshëm puna shumë vjeçare pritet të jap frytet e saj.“Disa prej objektivave të cilat i kemi caktuar para këtij viti, ne vetëm se i kemi arritur. Kemi arritur që të luajmë në kualifikime për botëror, kemi arritur që të fitojmë divizionin C me representacioni U18, kemi arritur që të hyjmë në divizionin B me të gjitha representacionet tjera që ka qenë objektivi kryesor i Federatës për këtë vit, nuk kemi arritur që të sigurojmë kualifikimet për eliminatorët e evropianit ende, por për ketë do ta kemi edhe një rast do të thotë në gusht të vitit të ardhshëm, andaj ky mund të jetë ndoshta njëri nga objektivat i cili na mbetet të arrijmë tek në vitin e ardhshëm”, u shpreh Fetahu.

Ndërkohë që për vitin e ardhshëm objektivi kryesore do të jetë i ai i përfaqësueses së Kosovës, e cila do të mundohet të arrijë kualifikimet për kampionatin evropian 2021.”Për vitin 2019, është një objektiv madhor për representacionin A reze senior dhe ky është që të futemi në ciklin kualifikues për evropainin 2021 dhe për këtë do ta kërkojmë rastin tonë në turnet të muajit gusht te vitit 2018. Ndërsa sa i përket objektivave tjera, për kategoritë e reja e kemi synim edhe organizimin e një kampionati evropian për grupmoshën deri 20 vjeç femra dhe për herë të parë do të marrim pjesë me këtë representacioni në kampionat evropian, ndërsa me të gjitha grupmoshat tjera shpresojmë që do të paraqitemi sa më mirë dhe do të kemi rezultate në mënyrë që në vitin 2020 të arrijmë atë objektiv afatmesëm të cilën ja kemi caktuar vetës dhe ky është që të jemi në pjesën e 12 ose 8 më të mirave në shumicën e këtyre kampionatëve”, përfundoi Fetahu.

Duhet shtuar se një tjetër sukses që e ka arritur FBK dhe atë në muajin e fundit të vitit, pra në dhjetor, është fitimi i kandidaturës për organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave, garë kjo e cila do të organizohet në verën e vitit 2019, ku do të zbarkojnë në Prishtinë, shtete si Turqia, Izraeli, Kroacia, Greqia etj.

Në nivel të klubeve në 2018, Z Mobile Prishtina për vitin e dytë radhazi ka garuar në parakualifikimet e Basketball Champions League, ku është eliminuar, por që më pas ka arritur sukses historik duke e kaluar një raund në FIBA Evropë Cup.