Vitia dhe ambasadori Orlando me projekte të përbashkëta në shëndetësi

Vitia takoi ambasadorin e Italisë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi përmes vazhdimit të projekteve mbështetëse, duke u bazuar në nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Vitia falënderoi përmes Ambasadorit Orlando shtetin e Italisë për projektet e deritanishme të realizuara në shëndetësinë e Kosovës, ndërkohë që bashkëbiseduesit kanë theksuar nevojën që të gjitha projektet e ardhshme të koordinohen, investimet të jenë efektive që të ndikojnë në ngritjen e kompetencës profesionale për profesionistët shëndetësor në Kosovë, me qëllim që qytetarëve t’u sigurohen shërbime korrekte shëndetësore, cilësore dhe të sigurta./21Media

Back to top button