Vitia pranoi detyrën e ministrit të Shëndetësisë

Vitia tha se do të punojë për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor

Ministri i ri i Shëndetësisë dr. Arben Vitia pranoi sot detyrën në krye të kësaj ministrie nga ish ministri Uran Ismaili.

Gjatë këtij pranim-dorëzimi të detyrës Ministri Vitia tha se do të punojë për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor në Kosovë.

Ndërkaq, ish-ministri Ismaili i uroi sukses në postin e ri ministrit Vitia dhe i uroi të vazhdojë me punë të mira në sektorin e shëndetësisë./21Media

Back to top button