Mosha mesatare e të martuarve ishte 30-vjeç

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30-vjeç

Vitin e kaluar në Kosovë janë kurorëzuar 17.112 çifte-bashkëshortore, ndërsa sipas komunave, Prizreni zë vendin e parë me 1.594 kurorëzime, ose 8.6%. Prishtina me 1. 420, ose 7.6%, Ferizaj me 1 047, ose 5.6%, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30-vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32-vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28-vjeç.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me rreth 5mijë e 500 ose 32.1%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me rreth 5mijë e 300 ose 30.8%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme.

Numri i femrave të kësaj kategorie është rreth 10.946 ose 64.0% dhe numri i meshkujve është rreth 12mijë e 312 ose 71.9%.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë.