Përballje e fortë ndërmjet skuadrave PGE Vive Kielce- Telekom Veszprém HC

Përballje e fortë ndërmjet skuadrave PGE Vive Kielce- Telekom Veszprém HC

Sonte në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Hendboll u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës PGE Vive Kielce dhe Telekom Veszprém HC.

Ndonëse, të dyja skuadrat bën lojë të mirë, duke barazuar njëra-tjetrën,  skuadra e PGE Vive Kielce u tregua pak më e fortë se skuadra e Telekom Veszprém HC, të cilën e mundi në pjesën e parë me rezultat 16- 15.

Ashtu si në pjesën e parë të ndeshjes, skuadrat me lojë të mirë vazhduan edhe në pjesën e dytë, të cilët nuk lëshonin njëra-tjetrën. Lojën e mirë të dyja skuadrat e vazhduan deri në momentet e fundit, me ç’rast nuk pati fitues, pasiqë ato përfunduan ndeshjen me rezultat të barabartë 32-32, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, ndeshja u transmetua live në RTV 21Plus./21Media