Vizatimet fituese në kalendarin për vitin 2018

Vizatimet fituese në kalendarin për vitin 2018

Sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe ekspozita “Gara për vizatimin më të mirë që për temë ka korrupsionin”.

Gjatë kësaj ceremonie, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të shpërblejë vizatimet më të mira me temë korrupsioni.

Më 25 nëntor u përmbyll gara për vizatimin më të mirë, që u organizua në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Gjatë javëve që gara ishte e hapur, organizatorët pranuan afro 650 vizatime nga nxënës të të gjitha moshave, shkollave dhe komunave nga mbarë Kosova. Punimet u vlerësuan nga një panel i përbërë nga zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsion, UNDP-së dhe profesionistë të pavarur.

Nga gjitha vizatimet e pranuara, janë përzgjedhur 12 më të mirat të cilat edhe do të shpërblehen me nga një  iPad. Vizatimet fituese janë vendosur edhe në kalendarin për vitin 2018 i cili do t’i shpërndahet të pranishmëve gjatë kësaj ceremonie, e poashtu më vonë edhe institucioneve të ndryshme.

Përveç vizatimeve të përzgjedhura, të ftuarit do të kenë rastin të shohin edhe ekspozitën me të gjitha punimet më të mira të kësaj gare.