Vizitat e zyrtarëve të huaj në Kosovë dhe mesazhet e tyre!

Analisti Driton Selmanaj ka folur rreth vizitave të zyrtarëve të vendeve të ndryshme në Kosovë

Selmanaj në “Click” të RTV21 i ka numruar vizitat e fundit të zyrtarëve të vendeve të ndryshme në Kosovës duke theksuar se në të gjitha këto vizita tematikë kryesore ka qenë që marrëveshja e demarkacionin duhet të kaloj dhe që të ndalet gazi lotsjellës, shkruan rtv21.tv

Selmanaj tha se ai e ka përshtypjen që jemi duke ia huq me të madhe si politikë dhe si shoqëri duke marrë parasyshë që nuk po respektohen mesazhet e zyrtarëve të huaj.

Analisti po ashtu tha se në një kohë kishim kritika se pse po i ndëgjojmë shumë të huajit mirëpo historia po tregon se paskemi pas të drejtë sepse jemi pozicionuar drejtë duke i ndëgjuar ata.

Ndryshe sot në Kosovë për vizita zyrtare kanë qëndruar senatori amerikan, John McCain dhe Ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë,Sigmar Gabriel ./21Media

Back to top button