I dyshuari u arrestua

I dyshuari u arrestua

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dje një person pasi që i njëjti ka tentuar të fusë drogë brenda burgut të Dubravës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë vizitës së një vizitori në burg, ka tentuar të fusë brenda hapësirave të burgut substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 76 gramë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media