Pamje të bukura

Pamje të bukura

Një vizitor u mahnit nga një gjest i papritur i një ariu. Vizitori i kopshtit zoologjik e përshëndeti ariun me dorë dhe ai në mënyrë shoqërore, ia ktheu përshëndetjen.

Klipi u xhirua nga Maxim Gavrilenko gjatë një vizite në kopshtin zoologjik afër Moskës, Rusi. Ai filloi të xhironte ariun e madh ngjyrë kafe pasi e vuri re që ishte ulur dhe po shikonte përreth, transmeton rtv21.tv

Maxim filloi ta përshëndeste me dorë ariun kur filloi xhirimin e klipit. Pastaj në video shfaqet ariu i ulur, që po shikonte drejt vizitorit dhe pastaj e ngriti dorën e majtë. Gjitari masiv fillon më pas të përsërisë lëvizjen përshëndetëse.

Pas ngjarjes, Maxim tha se ishte i mahnitur nga ky gjest i ariut./21Media