Policia arrestoi të enjten 34 vjeçarin

Policia arrestoi të enjten 34 vjeçarin

Një person, 34 vjeçar, i cili ka punuar si arkëtar në një dyqan për një kohë të gjatë në një vend të vogël të Japonisë, habiti të gjithë me aftësitë e tij mendore.

Pa bërë vjedhje fizike ai ka qenë në gjendje që të iu vjedh para njerëzve vetëm duke i mbajtur mend të gjitha detajet e kartelave të tyre bankare, transmeton rtv21.tv

Ai ishte në gjendje të mbante mend emrin e personit, numrin e kartelës datën e skadimit dhe kodin e sigurisë, të cilat i shkroi të gjitha në një fletore.

Personi që kreu këto vjedhje të enjten është arrestuar nga Policia e Japonisë./21Media