Vjedh para dhe gjësende ari, 1 muaj paraburgim

I dyshuari akuzohet për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deҫan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit pre një muaji ndaj të pandehurit Xh.Th.

Ai dyshohet se më datë 9.02.2018, rreth orës 20:15 në shtëpinë e të dëmtuarit I.D, ka marrë të hollat në shumë prej 7.400 euro dhe gjëra të tjera si një zinxhir ari, një rreth dore të arit, dy pale vathë të arit dhe dy unaza të arit, të gjitha këto në vlerë prej 7.540 euro dhe pa e vërejtur askush ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri Xh.Th dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Back to top button