Personi i dytë ka marrë pjesë në vjedhje ende në arrati

Personi i dytë ka marrë pjesë në vjedhje ende në arrati

Një person është prangosur pasi që së bashku me një tjetër kanë vjedhur një sasi të derivateve nga një autobus në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm njofton se rasti ka ndodhur natën e kaluar në rrugën “Mbretëresha Teuta”.

Personi i dytë që ka marrë pjesë në këtë vjedhje për momentin ndodhet në arrati.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.