Arrestohen 4 persona në msin e tyre edhe një i mitur

Arrestohen 4 persona në msin e tyre edhe një i mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Pejë.

Sipas deklarimit të viktimës vlera e mjeteve të punës të cilat iu janë vjedhur është rreth 3 mijë e 800 euro.

“Me datë 07.09.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, është njoftuar se na datë 06.09.2019 rreth orës 19:00 viktima e ka parkuar automjetin e tij (kombi) në një parking të objektit banesor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, të nesërmen kur ka shkuar te automjeti viktima e rastit e ka vërejtur se persona të dyshuar kanë thyer Xhamin e kombit dhe i kanë vjedhur mjetet e punës të cilat gjendeshin brenda”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Ndërsa dje viktima ka vërejtur se mjetet e tij janë duke u shitur në tregun e Prishtinës, i njëjti ka informuar Policinë.

Policia ka arrestuar të dyshuarit të cilët i kanë dërguar në Stacionin Policor në Pejë.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit në koordinim me Prokurorin e shtetit dhe me Gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të i dyshuari nr.3, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 48 mjete të punës që dyshohet se janë vjedhur nëpër lokacione të ndryshme, të dyshuarit e këtij rasti janë: V.Ç. i lindur me 1973, A.M. i lindur me 1983, O.L.i lindur me 1976, dhe një person i mitur.

Mjetet e punës të konfiskuara dyshohet se janë vjedhur kryesisht në zonën e Pejës.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari V.Ç. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, të dyshuarit A.M dhe O.L iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve, ndërsa personit të mitur iu është caktuar masa e ndalimit prej 24- orëve./21Media