Iu caktua masa e ndalimit

Iu caktua masa e ndalimit

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person me inicialet H.H si i dyshuar për një vjedhje që ka ndodhur para katër ditësh në një firmë në Komogllavë të Ferizajt.

Sipas policisë H.H 44 vjeçar është njëri nga tre të dyshuarit për këtë vjedhje.

“I dyshuari, H.H. (m/sh/k 44 vjeç) në bashkëpunim me dy persona të tjerë, më datën 04.11.2019, rreth orës 03:00 minuta, në fshatin Komogllavë, të maskuar kanë hy me forcë në lokalet e një firme dhe kanë vjedhur 1.130 euro para të metalta, artikuj ushqimorë në vlerë 250 euro si dhe aparatin për numërimin e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një aparat për numërim të parave, gjërat ushqimore të vjedhura në këtë firmë, një maskë.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.